Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Zeka e quan ‘Republikë të Burdushit’ shtetin e Kosovës

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e sotme të Kuvendit reagoi lidhur me arrestimin e deputeti të PSD-së, Dardan Molliqajt, ditë më parë.

“Se sa në mënyrë të padrejtë funksion ky shtet i quajtur Republika e Burdushit e tregon fakti se ne nuk kemi respekt për asnjë vendim të gjykatave, ato që i kemi. Desha me shpreh protestën time publike ndaj veprimeve të prokurorëve të Kosovës të cilët pa asnjë arsye arrestojnë deputetë, siç ka qenë rasti i Dardan Molliqaj”, tha ai.

Zeka kritikoi prokurorët e Kosovës.

“Nuk e di nëse këta prokurorë e dinë çka është deputeti dhe a kanë këta familje, a mendojnë te shqetësimet e familjarëve tonë apo veç ju teket se dikush ju jep urdhër politik”, tha ai.

Ndër të tjerash, Zeka kërkoi nga kryeparlamentari Kadri Veseli që ti drejtojë letër Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me arrestimet e deputetëve.

“Të cilit i kam kërkuar edhe në zyrë (Veselit), por më ka thënë masi s’kam dërgu letër për këta të Vetëvendosjes, nuk po muj me i çu as për ty. Ti kërkojë që këto organe të shtrembësisë të mos prekin asnjë deputetë pa paralajmërim paraprak”, tha ai.

 

16 Maj 2019 - 11:38

Emirjeta Vllahiu 16/05/2019 - 11:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend