Milaim Zeka, NISMA.

Zeka e krahason ‘rrenën’ e Avdullah Hotit me fotografinë e Flora Brovinës

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se mos pranimi i shefit të grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për prezencën e tij në një rrahje në një degë të partisë së tij në Mitrovicë është e barabartë me fotografinë e publikuar të Flora Brovinës ditë më parë.

“Me peshoren politike jo patriotike sepse ne jemi politikanë, jemi deputet sa është dëmi që i ka shkaktu foto e publikuar nga e Flora Brovinës dhe sa është dëmi i shkaktuar në opinion nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i cili edhe pse dalin foto incizimet në Mitrovicë që janë tu u rreh me grushte e me boksa ky ka fytyrë me dalë edhe më thënë nuk kam qenë unë fare prezent në Kuvendin e Lidhjes Demokratike në Mitrovicë”, tha Zeka.

Ai shtoi se Hoti duhet të kërkojë falje.

“Dëmi politik është i barabartë kur njeriu rren publikisht kur janë incizmet kur del edhe kryetari i LDK-së në Mitovicë thotë po ka qenë Hoti prezent, njeriu kur rrenë duhet me pas kurajo dhe me kërku falje”, tha Zeka.

Si e ‘zhduki’ veten Avdullah Hoti nga përleshja në LDK?

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti ka mohuar se ka qenë i pranishëm ku ndodhi përleshja fizike mes disa pjesëmarrësve që ndodhi sot në kuvendin zgjedhor të nëndegës kryesore të LDK-së në Mitrovicë.

“Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, ishin fjalët e para të cilat i shkroi Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Por, më pas anëtari i Kryesisë së LDK-së u sigurua që të editojë postimin e tij edhe dy herë të tjera duke vazhduar të mohojë se nuk kishte qenë prezent në këtë incident.

Ai ka shtuar së fundmi se kishte qenë ‘vetëm në hapje të kuvendit’ dhe mandej është larguar.

Mirëpo, sipas një videoje të publikuar në media, Hoti shihet duke u larguar pasi që përleshja fizike fillon mes disa pjesëmarrësve.

LIVESeanca e Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 20 mai 2019