Milaim Zeka - Foto: KALLXO.com

Zeka: Bordet e Ndërmarrjeve Publike, Mini-Shtete që Bëjnë Çka të Duan

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, tha se vonesa e raportit të KOSTT-it dëshmon se bordet e ndërmarrjeve publike janë mini-shtete në vete.

“Ndërmarrjet publike dhe bordet janë mini shtete dhe dërgojnë raporte qysh ju teket e kur ju teket”, tha Zeka.

Ai tha se ndërmarrjet publike duhet të privatizohen, ngase siç u shpreh “vetëm kështu mund të ndalet hajnia”.

Deputetët po diskutojnë për raportin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Seanca e Kuvendit po vazhdon pas afërsisht dy orësh, pasi deputetët shkuan në pauzë për shkak të problemeve teknike me mikrofona.