Zbulohet skema e shitjes së patentë-shoferëve në Prishtinë

Policia e Kosovës gjatë operacionit të sotëm ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar se më 22 janar të këtij viti, kishin pranuar këtë informatë nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe nga disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore, kanë siguruar dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë. Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe inicialet e të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit të sotëm policor.

F.K.                   viti i lindjes  1968            f.k.sh.

N.L.                  viti i lindjes  1966           m.k.sh.

F.L.                   viti i lindjes  1993           m.k.sh.

L.A.                  viti i lindjes  1988           m.k.sh.

E.B.                   viti i lindjes  1994           m.k.sh.

L.Sh.                 viti i lindjes  1977           m.k.sh.

I. A.                 viti i lindjes  1983           f.k.sh.

F.F.                   viti i lindjes  1989           f.k.sh.

A.M.                 viti i lindjes  1970           m.k.sh.

A.R.                  viti i lindjes  1957           m.k.sh.

N.B.                  viti i lindjes  1962          m.k.sh.

F.E.                   viti i lindjes  1962          m.k.sh.

M.M.                viti i lindjes  1973           f.k.sh.

A.B.                  viti i lindjes  1967          m.k.sh.

Sh.Z.                 viti i lindjes  1959          m.k.sh.

D.Zh.                viti i lindjes  1960          m.k.s.

B.J.                    viti i lindjes  1984          m.k.sh.

A.K.                 viti i lindjes  1956          m.k.sh.

L.B.                  viti i lindjes  1961          f.k.s.

H.J.                   viti i lindjes  1966          m.k.sh.

Sh.S.                 viti i lindjes  1981          m.k.s.

A.T.                  viti i lindjes  1963          m.k.sh.

P.T.                  viti i lindjes  1995          m.k.sh.

Tutje Policia ka sqaruar se janë arrestuar gjithsej 23 të dyshuar, ku 16 të arrestuarit e parë në këtë listë, janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle.

“Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore. Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, është thënë më tej në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Para dy orësh, Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë në Prishtinë, Kujtim Munishi kishte thënë për KALLXO.com se kishin arrestuar mbi 20 persona të dyshuar për këto vepra penale.

https://kallxo.com/afera-e-patent-shofereve-mbi-20-te-arrestuar/