Amir Gashi, në një aktivitet të degës së PDK-së në Prishtinë

Zbulohen ‘Rrënjët’ Politike në Bordin e Ujësjellësit të Prishtinës

Kryesuesit të bordit të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” i zbulohen lidhjet politike.

Kur kishte folur në muajin shkurt në emisionin “Jeta në Kosovë”, Gashi kishte mohuar se është i zgjedhur nga politika.

“Ne vijmë prej biznesit, unë tërë kohën, qe 11 vite që punoj, punoj në një kompani private, po ashtu edhe kolegët e mi, shumica dërmuese asnjëherë s’kanë pasur një punë në Ndërmarrjet Publike, ose në Qeverinë e Kosovës”, kishte thënë Amir Gashi.

“Nuk kemi të bëjmë asgjë me partitë ne, po të ishim në ndonjë parti do të ishim në ndonjë pozicion politik”, tha ai.

Ndërsa e kishte pranuar që të mos ketë njohuri në problematikën e ujërave në Kosovë.

Por një raportim që ka ardhur në KALLXO.com tregon të kundërtën e asaj që thotë Gashi.

Amir Gashi në fotografi edhe në faqen zyrtare të PDK-së shihet që është me kryetarin e degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj. Në faqen zyrtare shkruan që Amir Gashi ushtron funksionin e sekretarit organizativ të degës së PDK-së në Prishtinë.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Gashi e pranoi që ai kishte qenë pjesë e PDK-së në Prishtinë në të kaluarën.

“Unë ka shumë kohë, moti, që nuk merrem me aktivitete politike, prej 2011-ës s’kam ndonjë aktivitet politik…  (fotot) në faqen e PDK-së janë bërë kur është mbajtur kuvendi i partisë në 2012, kur janë zgjedhur edhe strukturat e partisë, prej asaj kohe më s’jam marrë me atë çështje”, tha Gashi për KALLXO.com.

pdk1b

Derisa dy muaj më parë e mohonte angazhimin politik, sot ai e quajti “si diçka normale” pozicionimin partiak.

“Nuk ka të bëjë kurgjo (zgjedhja si kryesues i Bordit), kjo është eksperienca ime që e kam, përvoja menaxheriale. Përvoja e shkollimit dhe eksperienca ka ndiku që unë jam pjesë e Ujësjellësit”, tha ai.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, përmes telefonit dhe postës elektronike, por ai nuk është përgjigjur gjatë ditës.

Në sajtin e PDK-së, Amir Gashi ende figuron si sekretar organizativ i degës në Prishtinë
Në sajtin e PDK-së, Amir Gashi ende figuron si sekretar organizativ i degës në Prishtinë

Ndërsa Muhamet Selmani, asamblist i PDK-së në Prishtinë, tha se përfshirja e Amir Gashit në këtë pozitë, nuk paraqet problem.

“E di që ka qenë pjesë e PDK-së, tash nuk e di çfarë posti mban, nuk mundem me thënë që është partiak më. Nëse ka qenë veç deri në 2012-2013, s’mundesh me ia mohu dikujt, veç pse ka qenë aktivist i ndonjë partie, nuk ka ligj që ia ndalon”, tha Selmani.

Kryetari Shpend Ahmeti javën e kaluar në emisionin “Jeta në Kosovë” kishte kritikuar për emërime politike në këtë kompani.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-kerkon-hetime-per-gypat-e-ujesjellesit/

Veprimet e bordit të kësaj kompanie, e kishin shqetësuar edhe ambasadën Gjermane dhe atë Zvicerane, ku përmes një letre të drejtuar Kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, ata kishin shprehur edhe brengat e tyre.

Ata ishin shqetësuar, se si ky bord e kishte shkarkuar nga pozita e kryeshefit të ujësjellësit, Selatin Retkocerin dhe kishte rikthyer në punë ish drejtorin Gjelosh Vataj.

Të dy këto shtete janë donatorët kryesorë të projekteve zhvillimore në sektorin e ujërave në Kosovë.

Bordet Politike Konfliktojnë Qeverinë me Donatorët

por bordi i ujësjellësit rajonal “Prishtina” e kishte kthyer në pozitën e tij të më hershme, ish kryeshefin e kompanisë Gjelosh Vataj, më 6 nëntor 2015, në mbledhjen e parë të bordit të ri.

Ndërsa, pasi që ishte transmetuar emisioni Jeta në Kosovë, më 11 shkurt të këtij viti, pasi që kishin folur në emisionin “Jeta në Kosovë”, punëtorët e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ishin vendosur nën masa disiplinore nga menaxhmenti i kompanisë.

http://kallxo.com/pas-emisionit-lufta-per-uje-fillojne-hakmarrjet/

Vetëm pak ditë më vonë, bordi i drejtuar nga Amir Gashi, i cili e kishte rikthyer vatajn në punë, vendosi për shkarkimin e tij dhe të Retkocerit.

http://kallxo.com/shkarkohen-gjelosh-vataj-e-selatin-retkoceri/

Emisioni “Jeta në Kosovë” kishte sjellë një tjetër hulumtim për ujësjellësin rajonal “Prishtina” javën e kaluar ku mes tjerash ishin ngritur dyshime për ndryshkjen dhe dëmtimin e gypave të destinuar për fabrikën e re të ujit në Shkabaj, ende pa u vënë në përdorim.

Emisioni kishte hedhur në dritë se si u dëmtuan mbi 300 gypa nga Kina të destinuar për fabrikën e re të ujit në Shkabaj e cila do ta furnizojë me ujë të pijshëm Prishtinën dhe komunat përreth.

http://kallxo.com/gypat-e-vjeter-ne-fabriken-e-re-te-ujit/