Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Zbulimi gjakovar - Bastore brenda ëmbëltores

Gjatë aksionit të mbrëmshëm në Gjakovë ku janë bastisur disa lokale dhe shoqëruar dhjetëra persona të dyshuar për veprimtari ilegale të lojërave të fatit, është mbyllur edhe një ëmbëltore.

Siç raportuan ekipi i KALLXO.com, i cili ka përcjellë nga afër aksionin e Policisë njëri nga lokalet e mbyllura e cila funksiononte si ëmbëltore, dyshohet se zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit – bastore.

Mbrëmë KALLXO.com raportoi për aksionin e Policisë së Kosovës të përkrahur nga Inspektorati i Tregut i Komunës së Gjakovës, njësitë e Policisë, në mesin e tyre edhe forcat speciale, të cilët kanë vendosur shenjat zyrtare të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë nga lokalet.

KALLXO.com raportoi në vazhdimësi për aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë kundër lokaleve të dyshuara të lojërave të fatit.

https://kallxo.com/foto-policia-mbyll-lokalet-e-dyshuara-per-bastore-ne-gjakove/

https://kallxo.com/detaje-nga-aksioni-i-specialeve-ne-gjakove/

.