Zoran Zaev - Foto: REL/EPA-EFE

Zaev merr çmimin “Personaliteti evropian i vitit”

Nderohet kryeministri i Maqedonisë Çmimin – Personaliteti evropian i vitit ia dedikoj liderëve nga rajoni dhe qytetarëve të cilët së bashku treguan lidership për një të tashme dhe të ardhme të mirë, porositi pasdite kryeministri Zoran Zaev nga Sarajeva ku iu dhurua Çmimi i artë, personaliteti evropian i vitit nga Shoqata evropiane e menaxherëve.

Zaev Çmimin për personalitet evropian të këtij viti ia dedikoi kryeministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Mali të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, kryeministrave të Bullgarisë dhe të Greqisë, si edhe qytetarëve të të gjitha vendeve.

Arsye për këtë, siç ka theksuar kryeministri Zaev, është ajo që ata së bashku kanë treguar lidership për një të tashme dhe të ardhme të mirë, ndërsa vetëm nëpërmjet asaj unitet dhe bashkëpunim, bëhet e mundur që të vendosen ura në rajon dhe urat me Evropën. “Vendosëm bashkëpunim rajonal intensiv, të sinqertë dhe miqësor dhe dërguam mesazh se ekziston zgjidhje për çdo kontest bilateral, nëse ka vullnet politik”, ka theksuar Zaev./21Media