Stevo Pendarovski

Zaev e Ahmeti publikojnë emrin e kandidatit të përbashkët për President

Stevo Pendarovski është zgjedhur kandidati i përbashkët për president i koalicionit qeveritar LSDM-BDI.

Në lojë ishin Oliver Spasovski dhe Nikolla Dimitrov, por Stevo Pendarovski do të jetë ai që do ta ketë shansin e dytë për tu zgjedhur president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi në vitin 2015, si kandidat i LSDM-së, nuk arriti të fitojë kundër presidentit aktual, Gjorgje Ivanov.

Pendarovskin do ta mbështesin PDSH dhe Alternativa e Afrim Gashit.

Ai vjen nga pozita Koordinator nacional për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.