Visar Ymeri, Kryetar i VV-së

Ymeri: Sivjet S’ka Buxhet për Sigurime Shëndetësore

Kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri që bashkë me tetë deputetë tjerë ftuan Isa Mustafën në interpelancë në lidhje me përgjegjësinë rreth sigurimeve shëndetësore, tha se për këto sigurime nuk është ndarë buxhet në vitin 2017.

Ymeri qasjen e qeverisë në lidhje me sigurimet shëndetësore e vlerësoi joserioze, duke thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk ka sigurime shëndetësore.

Ymeri konstatoi se jeta e kosovarëve do të ishte më e mirë sikur të kishte sigurime të tilla.

“Mijëra jetë të qytetarëve me të ardhura të dobëta po të kishte sigurim shëndetësor do të ishin më të mira.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës kishin paralajmëruar nisjen e mbledhjes së premiumeve-shumës së caktuar për blerje të policave të sigurimit shëndetësor nga organizatat dhe individët në fillim të këtij viti, por më pas këtë e shtynë për në korrik.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ishte kritikuar në Komisionin për Shëndetësi për vonesën e zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

http://kallxo.com/ministri-kritikohet-per-sigurimet-shendetesore/

Edhe Gazeta Jeta në Kosovë në ditën e fundit të 2016-ës shkroi për zhvillimet në shëndetësi gjatë vitit të kaluar.

Viti i Sëmurë