Trina Binaku, YIHR

YIHR: Tekstet shkollore në përdorim përmbajnë fakte jo shkencore

Rishikimi i teksteve shkollore po konsiderohet proces i vonuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Trina Binaku, nga YIHR-ja në DebatPernime për rininë foli lidhur me problemet e teksteve shkollore që janë në përdorim tani për tani.

“U përmendën kurrikulat po si me fillu me kurrikula ku tekstet që i kemi në përdorim për momentin janë tekste që nuk janë rishiku shkenctarësisht të paktën që nga vitet 80-ta. Ne kemi bërë hulumtim dhe kemi gjetë mbi 100 formulime diskriminuese dhe fakte jo shkencore”, tha Binaku.

Ajo dha disa shembuj të gjuhës që përdoret nga disa libra duke iu referuar hulumtimit që kjo organizatë kishte bërë në vitin 2016.

“Të rinjtë tanë rriten me besimin që nëse lexon libra erotikë bëhesh homoseksual. Shkruhet që truri i femrave ka mundësi vetëm me fol ndërsa i meshkujve vetëm për të bërë. Procesi i rishikimit të teksteve shkollore ka qenë shumë i izoluar”, tha Binaku.

Lidhur me temën e rinisë, punësimit e shkollimit debatuan edhe :Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit; Valdrin Lluka, Ministër i Ekonomisë ; Trina Binaku, Iniciativa e të Rinjve për Drejta të Njeriut; Vlladimir Zhivkoviq, punon në Helvetas ne punësimin e të rinjëve; Shpresa Agushi, që punon me komunitetin rom në organizatën ROGRAEK; dhe Eurisa Rukovci, themeluese e aplikacionit SHNET për edukim seksual.