Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee. Foto: Kallxo.com

Yee: ShBA do të Qëndrojë në Ballkan, Sepse Dëshiron të Ketë Sukses

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe synojnë të mbeten të përkushtuar në rajon, tha sot Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.

“SHBA-të kanë qenë prej kohësh të pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe synojnë të mos qëndrojnë atje për shkak të instiktit altruist, por sepse për ne është e rëndësishme që Ballkani të ketë sukses, të bëhet një vend i begatë”, tha Yee në konferencën “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?”, e organizuar nga Këshilli Atlantik në Uashington. /21Media