"Xixat e Flakës", Foto: Komuna e Gjilanit

'Xixat', Hijeshia e 'Flakës së Janarit'

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2018” është mbajtur “Xixat e Flakës”, koncerti i muzikës për fëmijë, në të cilin janë paraqitur shumë artistë të vegjël.

Hapjen e Festivalit “Xixat e Flakës” e ka bërë Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila tha se ky festival është shtyllë e “Flakës së Janarit” dhe  mban një histori në vete.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook është shprehur se “artistët e vegjël sot i dhanë hijeshi “Flakës së Janarit”.

Në këtë koncert janë interpretuar 16 këngë të ndryshme. Triola dhe Rron Jakupi kënduan live këngën për paqe bashkë me korin “Lyra”, të dirigjuar nga Albina Jakupi. Tara Bilalli këndoi këngën kushtuar stërgjyshit të  saj Mulla Idrizi Gjilani, kurse përpos pikave muzikore kishte edhe vallëzim me veshje kombëtare nga kopshti “Fjolla”.

Po ashtu grupi “Mollëkuqet” interpretuan një këngë kushtuar “Flakës së Janarit.”

Udhëheqës artistik i koncertit ishte Kushtrim Jakupi, udhëheqëse e korit -Albina Demolli, udhëheqës teknik – Florim Gagica, ndriçimi – “Korabi”, skenografia – Bekim Korça, moderator – Triola Jakupi dhe Diana Toska dhe kori “Lyra” nga Gjilani.

Në koncert janë paraqitur solistët: Triola dhe Rron Jakupi, Drion dhe Etika Shaqiri, Jona Neziri, Bora Shurdhani, Tara Bilalli, Rejda Isufi, Erita Shala, Emi Bakija, “Mollëkuqet”, Elona çoçaj, Jon Doda, Tuana Hoxha, Jon Abazi, Atika Salihu dhe Venis Agaj dhe Zana Tahiri. Mysafirë të “Xixave” ishin Blend Kastrati, Erta Qerimi, “Dancing House” dhe fëmijët e kopshtit “Fjolla”.

Manifestimi “Flaka e Janarit” do të vazhdojë me Orën e Madhe Letrare më 31 janar, ora 16:00 dhe për të kulmuar me Festivalin e Muzikës Shqipe “Fest Flaka”, në ora 17:30.​