Xhafer Tahiri | Foto: Facebook

Xhafer Tahiri shpenzon këtë javë 184 euro

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka vazhduar të deklarojë shpenzimet javore të zyrës së tij.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri që nga marrja e pushtetit në komunën e Vushtrrisë, ka bërë publike për çdo javë shpenzimet e zyrës së tij.

Për këtë javë  Xhafer Tahiri ka shpenzuar gjithësej 184 euro.

Në njoftimin e komunës së Vushtrrisë thuhet se në kuadër të Zyrës së Kryetarit prej datës 23 më 27 prill në kategorinë mallra dhe shërbime janë shpenzuar 184 euro.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së Kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e komunës në përgjithësi.

KALLXO.com në vazhdimësi ka shkruar për shpenzimet javore të Xhafer Tahirit.

http://kallxo.com/shpenzimet-e-kryetarit-te-vushtrrise-kete-jave/

http://kallxo.com/xhafer-tahiri-shpenzon-168-euro/

http://kallxo.com/kete-jave-kryetari-i-vushtrrise-shpenzoi-me-shume/