Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Xhafer Tahiri Paralajmëron Heqjen e Faturave Paushalle për Ujë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka thënë se eliminimi i faturave paushall dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në tërë komunën do të jenë angazhimet e qeverisë së tij.

Ai kështu është shprehur në një postim në Facebook pas takimin me drejtorin e fabrikës së uji të Vushtrri Sedat Rashica.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë masa konkrete gjatë javëve në vijim për qytetarët që janë në rrjetin e ujësjellësit.

“Në javët në vijim do të ketë masa konkrete në mënyrë që vera të mos jetë e thatë e pa ujë për qytetarët që janë në rrjetin e ujësjellësit si dhe adresim të keqpërdorimit të ujit” është shprehur Tahiri.

Ai poashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë të cilët nuk kanë orëmatës të ujit ose kanë lidhje ilegale të pajisen me orëmatës të ujit. Këto shërbime janë flas në zyrën e ujësjellësit rajonal në Vushtrri.

Tahiri në emisionin “Debat Pernime” kishte premtuar se brenda gjashtë muajve të qeverisjes së tij do të bëjë adresimin e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të ujit në Vushtrri. Tahiri kishte premtuar se Vushtrria dhe fshatrat përreth do të kenë ujë  24 orë brenda 12 muajve.

“Në ato vende ku është e pamundur shtrirja e rrjetit të ujësjellësit do të kontraktojmë hapjen e pusetave për ujë me të cilat do të furnizohen banorët”, kishte premtuar Tahiri në Debat Pernime.