Xhafer Tahiri: Komuna nuk ka mundësi buxhetore të trajtojë rastet e të rikthyerëve nga Siria e Iraku – VIDEO

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kësaj radhe transmetoi reportazhin hulumtues i cili tregon se institucionet e Kosovës po dështojnë të deradikalizojnë të rikthyerit, të dënuarit, të gjykuarit për ekstremizëm e terrorizëm.

Në Komunën e Vushtrrisë, ka persona të cilët kanë udhëtuar për Siri e Irak, por ka edhe të tjerë të cilët janë vrarë në luftërat e huaja.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka treguar se komuna që drejton ai nuk ka kushte për të ndihmuar familjet e të vrarëve në luftërat e huaja.

“Vërtetë është pak situatë e rëndë kur vjen puna te buxheti pasi që nuk na lejohet të tilla vija buxhetore, komunave në përgjithësi nuk i lejohet të ketë vijë buxhetore për të përkrahur raste. Ne mundohemi që përmes subvencioneve t`i përkrahim jo vetëm familjet e të vrarëve në luftërat e huaja”, tha Xhaferi.

Kryetari Tahiri tregon edhe për familjen e një të vrari në luftërat e huaja.

“Nuk jam i njohur në rrethana specifike, as si ka shkuar as si është kthyer, jemi njoftuar përmes rrjeteve të informimit. Po personi ka familjen këtu jetojnë në Vushtrri. Familja e  tij nuk ka ndonjë problem. Jam interesuar për familjen e tij, për fat të keq nuk jetojnë në kushte të mira ekonomike, por mundësitë tona për të përkrahur familjet janë të limituara pasi që kemi buxhet të vogël”, tha Tahiri.

.

09 Shkurt 2019 - 10:44

Adelina Ahmeti 09/02/2019 - 10:44
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend