Xhafer Tahiri: Dispozitat e ligjit për barazi gjinore kanë të meta

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit, gjatë themelimit të komitetit për Politikë dhe Financa dhe komitetit për Komunitete.

Themelimi i tyre, sipas MAPL doli të jetë i jashtëligjshëm pasi që nuk u respektua barazia gjinore në këto komitete që parashihet  të kenë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave me nga 50 %.

Shkeljen e Ligjit për Barazi Gjinore e ka pranuar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai për emisionin “Drejtësia në Kosovës” ka thënë se dispozitat e ligjit për barazi gjinore kanë të meta, pasi sipas tij nuk mund ta obligojnë askënd për të qenë pjesë e këtyre trupave të Kuvendit Komunal.

“Dispozita e këtij ligji dhe interpretimi i tillë është gabim, çka nëse kemi 60% ferma dhe 40 % meshkuj, dhe Ministria do të kishte thënë prapë se do të ishte e kundërligjshme, çka nëse nuk duanë thjeshtë me qenë, a do të jetë permanent në mënyrë të kundërligjshme.”, thotë Tahiri.

Emisionin e plotë të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: