Foto: Facebook/XhabirHamiti

Fidani i harmonisë fetare mbillet para Bibliotekës Kombëtare

Teologu, Xhabir Hamiti i është bashkangjitur fushatës “Mbjellë një pemë” të nisur javë më parë nga këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Donjeta Gashi,

Hamiti përmes një postimi në Facebook tha se mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë.

“Të mbillësh pemë është detyrë nda brezit të tashëm dhe te ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra. Pema e jetës është biblike dhe kuranike. Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë.  I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjell mes gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ai.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka nisur sfidën “Mbjelle një dru”. Ajo këtë iniciativë e ka filluar me 4 prill dhe ka sfiduar njerëz të fushave të ndryshme duke përfshirë ambasadorë, deputetë, sportistë, kryetarë komunash, gazetarë, aktorë e miq.

Gashi ka sfiduar krerë të shteti, kryetar komunash, ambasadorë, gazetarë e shumë të tjerë nga fusha të ndryshëm që i janë bashkangjitur.

https://kallxo.com/donjeta-gashi-sfidon-kosovaret-ne-mbjellje-te-drunjve/

https://kallxo.com/thaci-mbjell-nje-peme-sfidon-pacollin/

https://kallxo.com/ministri-bytyqi-i-bashkohet-sfides-se-mbjelljes-se-fidaneve/

.