William Walker në Reçak | Foto: KALLXO.com

Walker: Emri i Reçakut i Lidhur me Emrin Tim

Gjatë fjalimit me rastin e përurimit të shtatores së tij në Reçak ish-kreu i Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës William Walker tha se e di që emri i tij është i lidhur me Reçakun.

“E di që emri i Reçakut është i lidhur ngusht me emrin tim. Kudo që jam nëpër botë takoj shqiptarë. Pa marrë parasysh në çfarë gjuhe më drejtohen gjithherë e dalloj fjalen Reçak kur përmendin se vijnë nga atje,” tha Walker.

Walker më tutje tha se shtatorja nuk i dedikohet vetëm atij.

“Unë e di që në shtatore nuk jam vetëm unë, por gjithë ajo që Reçaku ka dhënë,” Tha walker.

Ai falënderoi të pranishmit që kishin ardhur në Reçak në këtë mot të lig.

“Dua t’ju falënderoj që po qëndroni në shi e në borë për të më nderuar në një ditë që është shumë me rëndësi për mua.Gjithmonë kam shumëçka për t’u thënë gjithë atyre njerëzve që nuk e harrojnë 15 janarin,” tha Walker.

Ai tha se tashmë është bërë pjesë e familjeve të Reçakut, ndërsa falënderoi ndërtuesin e shtatores së tij Idriz Balanin.

walker1

Pas inaugurimit të shtatores së Walkerit në shtëpinë e kulturës në Shtime është duke u shfaqur filmi dokumentar “Saga e Reçakut”.

dokumentari

Redaktoi: Bekim Muhaxheri