Albulena Haxhiu, deputete nga radhët e Vetëvendosjes

VV nuk e komenton arrestimin e Dardan Molliqajt

Lëvizja Vetëvendosje ka qëndruar e heshtur ndaj arrestimit të deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj është arrestuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës nën arsyetimin për pjesëmarrje në një protestë në vitin 2015 në kërkim të lirimit të Albin Kurtit, në kohën kur që të dy ishin pjeszë e VV-së.

Një vit më parë, Molliqaj dhe një pjesë e kolegëve të tij janë larguar nga VV për të kaluar në PSD.

Albulena Haxhiu, bashkëpartiake e dikurshme e Molliqajt, pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, nuk ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt.

“Kjo nuk është tema për të cilën fola unë dhe për të cilën është folur në mbledhjen e Kryesisë”, tha shkurt Haxhiu duke mos dashur të deklarohej.