VV: Nisma për Specialen, e Prirur nga Interesa Personale

Në një mbledhje të drejtuesve dhe përfaqësuesve të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, që është mbajtur sot, është diskutuar edhe për nismën e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Sipas një njoftimi të VV-së, kryetarët e qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë.

Sa i përket iniciativës për shfuqizim është konkluduar se ajo ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, “meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore”.

Në dhjetor të vitit të kaluar pas mbledhjes së nënshkrimeve të këtyre deputetëve Kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte bërë përpjekje që në seancë të jashtëzakonshme ta miratonte shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Por, seanca e jashtëzakonshme dështoi të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit në Kryesinë e Kuvendit.

http://kallxo.com/deshton-seanca-kunder-speciales/

Kundër këtij veprimi ishte shprehur ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili nismën e kishte cilësuar si thikë pas shpine për ShBA-në.

http://kallxo.com/mesazhi-trete-delawie-shfuqizimi-speciales-thike-pas-shpine/

Ndërsa, ambasadori britanik, Ruairi O’Connelli, i cili sikur kolegu i tij amerikan kanë qëndruar vazhdimisht në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kishte vlerësuar se kjo ishte nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta.

Kundër kësaj nisme janë shprehur edhe vendet e Quint-it, Bashkimi Europian e Administrata amerikane.

http://kallxo.com/vendet-e-quint-te-shqetesuara-nga-falja-presidenciale-e-te-denuarve-per-vrasje/