VV kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit, pas fotografisë së Flora Brovinës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjfuca në seancën që po mbahet për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas publikmit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina.

“Me ja pas dhënë një laps Serbisë në dorë e m’i thënë dikush qysh kishe mujt në mënyrën më të mirë më të keqe me dëmtu një diskutimit për krimet e luftës dhe gjenocidin, ajo e kish vizatu bash qysh ka ndodhë atë ditë. Prandaj mendoj që pas 16 majit në këtë shtet duhet me dhënë llogari, edhe unë pe kursej Florora Brovinën sepse po themë që ai që duhet me dhënë dorëheqje është vet kryetari i Parlamentit”, tha Konjufca.

Konjufca tha se nëse nuk ka dorëheqje nga Veseli, ftoi LDK-në që ta lëshojnë seancë.

“Dorëheqja sot është e nevojshme nëse jo ne jemi në koordinim me LDK mendoj që nuk do të rrijmë në një seancë të tillë e cila udhëhiqet prej njerëzve që bash çka po prekin me dorë po e prishin në mënyrë të mundshme, nuk dua të jemi pjesë e kësaj”, tha deputeti i VV-së.

Pas fjalimit të tij, LDK-ja i’u përgjigj pozitivisht duke e lëshuar së bashku seancën.

Lëshimi i seancës nga deputetët e LDK-së