Rexhep Selimi

VV: Dialogu të kushtëzohet me çështjen e Luginës, Thaçi po manipulon 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për media ka folur për gjendjen e shqiptareve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai thotë se shqiptarët në këto tri komuna po përballen me presionin nga ana e Serbisë, dhe që sipas tij, po ndikon edhe me zbrazjen e vendit.

“Serbia ka bërë regres të shqiptaret që si pasojë janë në gjendje shumë të rëndë, nën presion e që për presion kemi edhe zbrazjen e tyre nga këto komuna. Në ndërkohe, presidenti Thaçi e ka përgatitur një rezolutë që ka të bëjë më shqiptarët atje por duke mos e harru ne se ka pasur rezoluta tjera qe janë votuar dhe nuk janë zbatuar. Pra, deri më tani është folur shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe nuk është bërë asgjë dhe ajo që është bërë nuk ka pasur efekte të mira”, tha Selimi.

Ai thotë se në negociatat me Serbinë kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me drejtësisë dhe krimet e luftës po mbesin të hapur dhe të pa përmbushur nga Serbia.

Ndërkaq, sipas deputetit, ideja e ‘korrigjimit’ të kufijve e përmendur kjo nga presidenti Thaçi që nga korriku i vitit të kaluar, nënkupton ndarje dhe jo bashkim.

“Flitet për bashkimin por në kuadër të një plani për shkëmbim të tetori gjë që është e papranueshme dhe e rrezikshme. Deri me tani pavarësisht kontaktit të Thaçit me përfaqësuesit e tri komunave e theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje. Ata që po sjellën sikur po i mbrojnë të drejtat e atyre atje po i shkelin të drejtat e shqiptareve këtu dhe se sërish shqiptarët në Mevdegjë, Bujanoc dhe Preshevë po mbesin në presion dhe në shpërngulje. Presidenti Thaçi po përpiqet që të manipuloj dhe jo të zgjedh çështjen e Preshevës, Mevdegjë, Bujanoc”, theksoi deputeti i VV-së të premten.

Selimi në këtë konferencë theksoi se Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë për çështjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe nëse nuk kushtëzohet para dialogut, sipas tij dialogu nuk do të sjellë rezultate të mira.