Fabrika e Ujit në Vushtrri. I Foto: Kallxo.com

Vushtrria Bëhet me Fabrikë të Ujit

Është përuruar sot fabrika e shumëpritur e ujit në fshatin Balincë të Vushtrrisë.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka cilësuar këtë projekt si zgjidhje të problemit afatgjatë të ujit në Vushtrri.

“Vushtrria po e zgjedh një problem të kahmotshëm me hapjen e kësaj fabrike”, tha Veseli.

Ndërkaq, Bajram Mulaku, kryetar i kësaj komune tha se ky projekt është ndër projektet më të mëdha të realizuara pas luftës në Vushtrri.

Në përurim ishte i pranishëm edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Projekti i ndërtimit të fabrikës së ujit u financua nga Qeveria e Kosovës dhe ka kushtuar afër 8 milionë euro.

KALLXO.com ka raportuar për problemet e qytetarëve të Vushtrrisë për ujë të pijshëm si dhe për premtimet e kryetarit Mulaku për zgjidhjen e këtij problemi.

Mulaku: Fabrika e Ujit do të Ndërtohet

http://kallxo.com/bajram-mulaku-heq-dore-nga-premtimi-per-uje-te-pijshem/