Ilustrim

Vushtrri - Vrasje në tentativë, arrestohet një person, në kërkim një tjetër

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka marrë informacionin se në spitalin e Mitrovicës në Veri ka kërkuar tretman mjekësor një person i lënduar, N.D., 23 vjeçar.

“Policia është njoftuar se viktima sot rreth orës 03:00, në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë  para një kafiterie është sulmuar nga një person i panjohur. Policia ka dal në vendin e ngjarjes për të zbuluar identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarve”, njofton policia.

Sipas njoftimit policia ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar V. S., dhe P. S..

“I dyshuari i parë, V. S., 23 vjeçar, është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor, kurse i dyshuari i dytë është në kërkim të Policisë’’ thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti ‘vrasje në tentativë’.