Ilustrim

Video: Ku fshihet droga në lokalet e Vushtrrisë

Gjatë një kontrolli në disa lokale në qytetin e Vushtrrisë, policia arriti të konfiskoj lëndë narkotike të cilat dyshohen se ishin të llojit kanabis sativa.

Në emisionin e fundit të Drejtësia në Kosovë u shfaq aksioni policor, i cili ishte bërë në një lokal në Vushtrri qëllimi i së cilës ishte verifikimi për mbajtje në pronësi të armëve pa leje dhe lëndëve narkotike.

Në pamjet ekskluzive mund të shihni se si njësitet e policisë, për narkotik, trafikim me qenie njerëzore, Njësia e Reagimit të Shpejtë kryejnë kontrolle tek njerëzit që ishin në lokal dhe bastisin lokalin me qëllim të konfiskimit të armëve pa leje dhe të narkotikëve.

Në fund të aksionit, mund të shihni se policia gjatë kontrollit kishte arritur të konfiskoj një sasi të narkotikëve që dyshohej se ishte e llojit kanabis sativa.