FOTO - Drejtësia në Kosovë - Rubrika 'Policia'

Vushtrri: Pamjet kur vajzat në "kafet e muzikës"kontrollohen nga policia

Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, në rubrikën “Policia” ka realizuar një aksion kontrolli në një të muzikës në Vushtrri.

Policia gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës, kontrollon të gjithë lokalin dhe të gjithë mysafirët e pranishëm.

Fillimisht udhëheqësi i aksionit nga Policia e Kosovës, i kërkon pronarit të lokalit që të deklarohet nëse brenda në lokal ka ndonjë gjë ilegale.

Siç shihet në pamjet e filmuar në lokal janë prezent disa edhe vajza/gra të cilat kontrollohen nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollimit dhe legjitimimit dy persona hasen pa dokumente identifikimi dhe të njëjtit shoqërohen për në stacionin e Policisë.

“Kemi përfunduar kontrollin e lokalit, të gjithë personat janë kontrolluar dhe dy prej tyre në mungesë të dokumentacionit i kemi shoqëru për në stacion”, tregoi hetuesi i Policisë.