Vushtrri: Pamjet kur specialët arrestojnë të arratisurin nga burgu

Këtë javë në rubrikën “Policia” të emisionit Drejtësia në Kosovë janë paraqitur pamje të arrestimit të një personi të kërkuar nga ana e policisë.

Në pamjet paraqitet Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të cilët janë në asistencë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prishtinë për arrestimit e personit të kërkuar.

Në rubrikën Policia, shfaqen pamje kur policia në orët e hershem të mëngjesit fillon operacionin për të arrestuar personin e kërkuar.

Policët gjatë kontrollit në shtëpi, në një fshat të Vushtrrisë, gjejnë të dyshuarin i cili ishte në kërkim nga ana e policisë, dhe i njëjti arrestohet nga policia.

Policia në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit në shtëpi gjen dhe konfiskon edhe dy armë të gjata.