Ilustrim

Vushtrri, këmbësori goditet nga një automjet i panjohur

Një qytetar i Vushtrrisë është dërguar për tretman mjekësor pasi është goditur nga një automjet i panjohur.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në rr. “Bahri Kuqi”, të Vushtrrisë, mbrëmë rreth orës 21:00.