Ilustim

Vushtrri, demolohet mjeti shpërthyes nga Lufta e Dytë Botërore

Dje gjatë ditës, në sheshin kryesor në qytetin e Vushtrrisë, “Hasan Prishtina” është gjetur një mjet shpërthyes.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, mjetin që e ka tërhequr njësiti i FSK-së për deminim, dyshohet se është nga lufta e dytë botërore.

“Raportohet se në sheshin ‘Hasan Prishtina’, është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e shpërthyer që dyshohet të jetë nga lufta e II-të botërore”, thuhet në raportin e policisë.