Vushtrri, bie në pusetë derisa ishte duke ecur

Në sheshin Hasan Prishtina në Vushtrri një grua ka rënë në puseta derisa ishte duke ecur.

Kjo gjë ka ndodhur pasi dyshohet se kapaku i pusetës ishte i vendosur në mënyrë të parregullt.

Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor.