Vushtrri, arrestohet për thyerje të xhamit së veturës së policisë

Është arrestuar një burrë i cili duke penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare i ka thyer xhamin e automjetit zyrtar.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Jeton Tërstena’ në Vushtrri në orën 10.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.