Pamje nga Vushtrria

Vushtrri, arrestohet pasi sulmon babanë nën ndikimin e drogës

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Vushtrri një person pasi nën ndikimin e narkotikëve e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas policisë, i dyshuari po ashtu ka dëmtuar edhe disa orendi shtëpiake.

Me urdhër të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.