Foto. EFA/REL

Vuçiq, Thaçi e Haradinaj ftohen për takim në Berlin më 29 prill

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha pas takimit me Listën Serbe se është ftuar nga Berlini në një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sic raporton Tanjug, ai tha se ky takim do të mbahet me 29 prill.

“Unë jam ftuar në Berlin me kryeministren, Ana Brnabic me ftesë të Gjermanisë dhe takimi do të mbahet me 29 prill. Aty po ashtu të ftuar janë edhe Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj”, tha Vuçiq.

Ky takim nuk është përmendur ende nga pala kosovare.