Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

Vuçiq: Qëllimi i aksionit në veri për t’i trembur serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë,  Aleksandër Vuçiq në një reagim për aksionin e sotëm në veri të Kosovës, ka thënë se qëllimi i veprimeve të Policisë së Kosovës është të trembë serbët.

Vuçiq në Parlamentin serb, konfirmoi se ushtria serbe dhe të gjitha njësitë e policisë u urdhëruan për gatishmëri të plotë luftarake.

“Ne jemi të vetëdijshëm për pasoja të rënda dhe të tmerrshme dhe për këtë ne do të vazhdojmë të punojmë në mbajtjen e pjesës, por kur e shihni se bëhet e pamundur dhe se dikush dëshiron të dëbojë popullin tënd – unë thashë se nuk do të lejojmë një stuhi të re (operacion)”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq shtoi se forcat serbe janë gati të “mbrojnë njerëzit në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Vuçiq gjithashtu shtoi se Serbia e informoi BE-në mbi këtë veprim dhe se NATO tashmë iu përgjigj Serbisë duke thënë, siç pohoi Vuçiç, se ata nuk do të ndërhyjnë.

Presidenti serb tha se sipas informacioneve të autoriteteve serbe, forcat kosovare sulmuan në veri të Kosovës me 73 automjete të blinduara, ndërsa 50 të tjera po presin në jug të Mitrovicës.

“Deri tani kemi konfirmuar 23 persona të arrestuar të nacionalitetit serb dhe boshnjak”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas Vuçiq, forcat kosovare gjithashtu arrestuan një shtetas rus i cili është anëtar i UNMIK-ut.

“Ne tashmë e kemi njoftuar Rusinë për këtë”, tha presidenti i Serbisë.

https://kallxo.com/detajet-e-fundit-nga-zubin-potoku-video/

.