Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/EPA-EFE

Vuçiq: Nuk do ta njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të shkojë në takimin e Parisit me qëndrimin që Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Vuçiq ka thënë se ua ka bërë me dije fuqive, siç janë gjermanët dhe britanikët, se ai nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë president, as nëse e rrëzojnë në rrugë, e as nëse e vrasin.

Shefi i shtetit serb ka thënë se Kosova mund të njihet pas 10-15 vjetësh nga ndonjë pushtet tjetër në Serbi./RTK