Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuciq gjatë një vizite në Pentagon, SHBA | Foto: Wikimedia/Glenn Fawcett

Vuçiq në Uashington Nën Hijen e Vrasjes së Vëllezërve Bytyqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare prej se ka marrë detyrën e të parit të shtetit, në fund të muajit maj.

Shërbimi i Ballkanit i REL bën të ditur se Vuçiq do të takojë nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë.

Në prag të shkuarjes së Vuçiqit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.

Pos Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen në takimet e Vuçiqit pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.