Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic | Foto: BETA

Vuçiq në Munih flet për taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Konferencën e Sigurisë në Munih ka folur për taksën e Kosovës ndaj produkteve Serbe.

Ai në këtë konferencë ka thënë see vendi i tij humb 45 milionë euro në muaj për shkak të taksës ndaj mallrave serbe dhe se askush nuk ndërmerr masa ndaj Prishtinës zyrtare për shkak të vendosjes së kësaj mase.

Ai gjatë panelit të diskutimit në Munih me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi, ku asnjëra palë nuk do të fitojë, por të jetë ‘win-win’.