Foto: Kallxo.com

Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë për aksionet e Policisë në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbledhur Këshillin Nacional të Sigurisë pas aksionit të sotëm në të Policisë së Kosovës në veri të vendit për arrestimin e disa personave të dyshuar për lidhje me rrjetet e kontrabandës së mallrave nga Serbia në Kosovë.

RTS raporton se mbledhja e këtij Këshilli është duke u mbajtur ndërsa Vuçiq ka paralajmëruar një fjalim në Kuvenduin e Serbisë rreth zhvillimeve të sotme, rreth orës 10:30.

RTS gjithashtu raporton se Vuçiq u ka thënë përfaqësuesve të BE-së se “Serbia do të reagojë nëse njësitet speciale të Policisë së Kosovës nuk tërhiqen nga veriu”.