Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

Vuçiq i përgjigjet Haradinajt: Mogerhini nuk ka simpati ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka komentuar sot deklaratat e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj i cili dje tha se shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogerhini është fajtore për situatën aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk mendoj se Mogerhini ka një farë mënyre simpati ndaj Beogradit apo Serbisë, por përkundrazi nuk mendoj se është faji i saj për situatën e tanishme. Edhe Prishtina mund të na fajësojë neve për këtë por le ta shohim mirë se kush në Prishtinë dëshiron marrëveshje dhe kush nuk don”, tha Vuçiq, raporton b92.

Vuçiq shprehu shpresën se në të ardhmen “Prishtina do të kuptojë se nuk mund të arrijë asgjë me masa të dhunshme dhe të paligjshme”.

“BE është këtu vetëm për të ofruar shërbimet e saj dhe nganjëherë jemi nën presionin për gjithçka – dhe ne jemi, por jo gjithmonë mund t’i rezistoni, në fund e gjitha varet nga Beogradi dhe Prishtina. Ne nuk kemi një marrëdhënie të tillë personale me Mogerhinin, skuadrën dhe punën e saj”, theksoi presidenti serb.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie e ka kritikuar ndërmjetësuesen e dialogut Kosovë- Serbi për ndryshimin e karakterit të këtij dialogu.

“Z. Mogherini e ka mbytë dialogun nga çështjet teknike e ka kthyer në terriore, është për keqardhje që ta lejojnë një ç’rregullim kaq të madh. Mendimi i saj për mua nuk vlen”, kishte thënë Haradinaj.

https://kallxo.com/haradinaj-mogherini-e-ka-mbytur-dialogun/