Foto: Facebook/HashimThaci

Vuçiq e Thaçi shkëmbejnë disa fjalë në prani të Mogherinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prezencën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federica Mogherini, ka shkëmbyer disa fjalë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy presidentët janë të pranishëm në samitin e BE-së në Sofje.

Vuçiq i tha shefes së diplomacisë europiane se Serbia është gjithmonë e gatshme të vazhdojnë dialogun nëse ky dialog nënkupton gatishmërinë edhe të palës tjetër për kompromis, transmeton Tanjug./21Media