Foto: RTV 21

Vuçiq e Mogherini i thyen vezët e Pashkëve sipas traditës serbe

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq u takuan me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, para fillimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Media serbe ‘N1’ raportoi se takimi në zyrat e Këshillit Europian filluan me traditën serbe të paraqitjes dhe thyerjes së vezëve të pashkëve ortodokse.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq në Twitter gjithashtu ka publikuar fotografi të Mogherinit duke u përshëndetur me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiç, si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./Rtv21