Vritet një person në Viti

Një person është vrarë sot në fshatin Sadovinë e Qerkrezve në Komunën e Vitisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:30. Ka ndodhur fillimisht një rrahje mes dy familjeve ku si pasojë e plagëve të marra nga mjetet e forta ka vdekur viktima 59 vjeçar”, ka thënë Hashani.

Hashani ka shtuar se rasti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pronës.