Vritet një gazetare në Irlandën Veriore

Një gazetare 29-vjecare, Lyra McKee është qëlluar për vdekje gjatë trazirave që ndodhën në Irlandën Veriore, dhe policia po e trajton si një “incident terrorist”.

Ndihmësi Shefi i Sigurisë Mark Hamilton tha se IRA-ja e re(grup pas trazirave në Irlandën Veriore) “mund të jetë pas kësaj dhe detektivët kanë filluar hetimin për vrasje”, raporton BBC.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se një person i armatosur shkarkoi të shtëna ndaj policisë rreth orës 23:00, të enjten.

Pamjet e telefonit celular të marra nga një kalimtar gjatë trazirave të të enjtes, tregojnë se një person i armatosur dhe i maskuar hyn në rrugë dhe hap zjarr me pistoletë.

McKee, e cila ishte duke qëndruar pranë një automjeti të policisë 4×4, u plagos.

“Ajo u mor nga vendi i ngjarjes nga një Land Rover të policisë në Spitalin Altnagelvin, por fatkeqësisht ajo ka vdekur”, tha Hamilton.

Unioni Kombëtar i Gazetarëve (NUJ) tha se McKee ishte “një nga gazetaret më premtuese” në Irlandën e Veriut.

Ajo ishte gazetare e “guximit, stilit dhe integritetit” dhe “grua me përkushtim dhe pasion të madh”, tha sekretari i përgjithshëm i NUJ Séamus Dooley.

“Nuk kam dyshim se ishte angazhimi i cili çoi në praninë e saj në rrugët e Cregganit, duke parë një situatë trazirash në qytet”, tha ai.

Kryeministrja britanike , Theresa May tha se vrasja ishte “tronditëse dhe e pakuptimtë”

“Zonja McKee ishte një gazetare që vdiq duke bërë punën e saj me kurajo të madhe”, shtoi May.

 

Përgatiti: Arbisa Shefkiu