Vriten pesë policë pakistanezë
12.2.2019 - 13:01
Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në makinën e tyre, njoftuan zyrtarët e një province në veriperendim të Pakistanit.
Zyrtarët lokal i thanë Radios Evropa e Lirë, se policët u vranë në një pritë derisa po udhëtonin me makinën zyrtare.
Dy policë tjerë mbeten të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit militant të talibanëve në Pakistan.