Vriten 6 Ushtarë Ukrainas

Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë në dy incidente të ndara në zonat e kontrolluara nga rebelët pro- rusë në lindje të vendit përderisa përleshjet po vazhdojnë në konfliktin njëvjeçar, raporton AFP.

“Fatkeqësisht gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë sot”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.

Katër ushtarë u vranë kur automjetet e tyre u ndeshën me zjarr kur po kalonin një urë afër bastionit separatist Lugansk.

Dy të tjerë u vranë kur një minë anti-tank shpërtheu pak kilometra jashtë kryeqytetit të rebelëve, Mariupol, tha ky zëdhënës.

Pas një qetësie disaditëshe në konfliktin vdekjeprurës në Ukrainë, pasojat e fundit e sollën në nëntë numrin e ushtarëve të raportuar të vrarë në 48 orët e fundit.

Në lajmërimin e parë të bërë që nga e hëna, qeveria e Ukrainës të shtunën raportoi vdekjen e tre ushtarëve kur një minë shpërtheu disa kilometra larg Donetskut, një bastion tjetër separatist në zonën lindore dikur industriale të vendit.

Rreth 6000 persona janë vrarë qëkur shpërthyen luftimet ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe qeverisë së Ukrainës një vit më parë.

Një armëpushim i nënshkruar në shkurt përgjithësisht është duke u mbajtur, por përleshjet po vazhdojnë sidomos rreth Donetskut dhe portit të Mariupolit.

Kievi dhe perëndimi akuzojnë Preisdnetin rus Vladimir Putin se po i mbështet kryengritësit me trupa, tanke dhe armatim të rëndë, akuza të cilat Putin i ka hedhur poshtë.