Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Prizren, Policia e identifikon të dyshuarin

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot pak pas mesnatës në sheshin “Ataturk” në Prizren.

Raportohet se i dyshuari për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës, të cilinë e plagos në pjesën e epërme të këmbës.

Në vendin  e ngjarjes Policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është në arrati por i identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.