Vrasje në tentativë në Pejë

Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit pas një fjalosjeje e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar ne Spitalin e Pejës dhe i njëjti sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si vrasje në tentativë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:20.