Ilustrim

'Vrasje në tentativë' në Graçanicë

Një person është arrestuar në mbrëmjen e së enjtes në Graçanicë nën dyshimet për “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që me traktor kishte goditur viktimën mashkull K/Serb deri sa ai kishte qenë duke qëndruar në skaj të rrugës”, thuhet në raportin e policisë. Në lidhje me rastin, prokurori kujdestar ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.