Ilustrim

Vrasja në Qifllak të Rahovecit, Prokuroria ende nuk ka informata për ndonjë të dyshuar

 

Vrasja e personit N.M. në mëngjesin e djeshëm në Qifllak të Rahovecit ende vazhdon të mbetet e paqartë.

KALLXO.com ka kontaktuar sërish Prokurorinë e Gjakovës. Mirëpo, zëdhënësja e Prokurorisë, Yllka Shehu tha se nuk kanë asnjë informatë tjetër për këtë rast.

“Nuk ka asnjë informatë shtesë për këtë rast, për të zbardhur detaje të reja rasti është në hetime në bashkëpunim me Policinë”, tha ajo.

 

https://kallxo.com/policia-e-gjakoves-ende-pa-te-dyshuar-per-vrasjen-ne-qifllak-te-rahovecit/

 

Në mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:00 është gjetur i vrarë N.M. 32 vjeçar para oborrit të shtëpisë së tij.

Trupi i të vdekurit me vendim të prokurorit ishte dërguar në autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.