Vrasja në kazino, Suhareka fillon peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se do fillon me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Siç bëhet e ditur në rrjetin e tij social ‘Facebook’, nënshkrimi i peticionit do fillojë në orën 11, ndërsa Muharremaj ka ftuar edhe komunat e tjera që t’i bashkohen.

“Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera”, ka shkruar Muharremaj .

“Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkëngjitet apo edhe të vetorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës”

Ky vendim ka ardhur pak ditë pas vrasjes së të riut nga Mushtishti në një kazino të Suharekës, ku edhe punonte viktima.

https://kallxo.com/prokuroria-i-riu-ne-suhareke-u-vra-ne-vendin-e-punes/